Ballkani e fiton derbin ndaj Llapit

  • A.P /
  • 06 March 2022 - 15:42
Ballkani e fiton derbin ndaj Llapit

Ballkani e ka fituar derbin e xhiros së 23-të në Superligë, duke e mposhtur minimalisht Llapin 1:0 në Suharekë.

Ishte kjo ndeshje shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi fitorja do ta mbante në krye Ballkanin, kurse Llapin do ta fuste seriozisht në garë për titull.

Pjesa e parë nuk prodhoi gola dhe u mbyll me rezultat 0:0.

Luhej minuta e 73-të, kur Albion Rrahmani asistoi bukur për Ermal Krasniqin i cili me klas parabolloi portierin e Llapit.

Me këtë fitore, Ballkani vazhdon të mbetet lider i tabelës me 48 pikë, dy më shumë se Gjilani dhe shtatë më shumë se Drita që u mposht sot.

Në anën tjetër, kjo humbje ia zbeh gjasat për titull ekipit të Tahir Batatinës. Tani Llapi ka 39 pikë, nëntë më pak se Ballkani dhe gjendet në vendin e katërt, jashtë tri pozitave të para që dërgojnë në garat evropiane. 

(Kosova Sot Online)