
FFK: Eroll Salihun e suspenduam sepse u deklarua për media

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës ka njoftuar për suspendimin e Eroll Salihut nga puna e tij në këtë Federatë.
Eroll Salihu ditëve të fundit ka hedhur një varg akuzash të rënda në drejtim të Kryetarit të FFK-së, Agim Ademit, për të cilin tha se ai është përgjegjës për degradimin e futbollit të Kosovës.
Këto dhe akuzat e shumta të tjera i kanë kushtuar Salihut me suspendim gjashtë mujor.
“KE mori vendim për suspendimin për 6 muaj të z. Eroll Salihu, drejtor për çështje sportive dhe Këshilltar Senior Ligjor, pasi që i njëjti ka bërë shkelje të Kodit të Etikës si dhe ka shkelur urdhëresën e FFK-së, ku u ndalohet zyrtarëve të FFK-së të deklarohen për media pa marrjen e pëlqimit nga drejtuesit e FFK-së”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.
(Kosova Sot Online)