Në mesjavë do të zhvillohet java e 24-të në Superligë

  • A.P /
  • 07 March 2022 - 22:58
Në mesjavë do të zhvillohet java e 24-të në Superligë

Në mesjavë do të zhvillohet java e 24-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Vëmendja e kësaj jave padyshim se do të jetë derbi i zjarrtë mes rivalëve lokal, Dritës dhe Gjilanit.

Të dy skuadrat janë në garë për titullin e kampionit, por më afër tij momentalisht janë “Skifterat”.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në Podujevë, aty ku Llapi do ta presë Drenicën.

Derbi do të ketë edhe në Lipjan, ku do të takohen dy skuadrat që po luftojnë për mbijetesë, Ulpiana dhe Dukagjini.

Ballkani në këtë javë i shkon Malishevës, derisa Prishtina pritet t’i rikthehet fitoreve ndaj Feronikelit.

(Kosova Sot Online)