Haaland dëshiron të transferohet te Barcelona

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 18:10
Haaland dëshiron të transferohet te Barcelona

Haaland dëshiron të transferohet te Barcelona, por Man City mund ta ndalojë këtë lëvizje

Erling Haaland padyshim se është një nga futbollistët më të kërkuar në tregun e transferimeve, teksa Barcelona po vazhdon të jetë e lidhur me një transferim të mundshëm të tij.

Sipas “Sport”, sulmuesi norvegjez dëshiron që të transferohet në “Camp Nou” gjatë afatit kalimtar të verës

Haaland thuhet se është joshur nga stili i lojëse së Barcelonës dhe projekti i tyre i ri, projekt i cili është duke u udhëhequr nga Xavi. Për këtë arsye, Barça beson se është favorite për transferimin e tij.

“Blaugranët” thuhet se kanë një plan për të transferuar 21-vjeçarin, i cili në total mund t’iu kushtojë rreth 250 milionë euro. Kjo shumë përfshin tarifën e transferimit dhe pagën e lojtarit.

Megjithatë, në planin e Barcelonës mund të paraqitet si problem Manchester City, i cili thuhet se është rivali kryesor i katalunasve për transferimin e sulmuesit të Borussia Dortmundit.

Sipas gazetës spanjolle, janë dy arsye që Haaland mund të transferohet në “Etihad” – sepse ai joshet gjithashtu nga mundësia për të luajtur nën urdhërat e Pep Guardiolas dhe se në Premier Ligë ka më shumë para.

Ndërkohë, Barcelona nuk e sheh si rival Real Madridin për transferimin e Erling Haalandit, pasi besojnë se “Los Blancos” janë të fokusuar te transferimi i Kylian Mbappes. 

(Kosova Sot Online)