Bayerni e deklason Salzburgun

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 22:58
Bayerni e deklason Salzburgun

Bayern Munich ka kaluar pa telashe në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve, pasi fitoi thellë sonte ndaj Salzburgut.

Skuadra gjermane shënoi fitore me rezultatin 7:1 në “Allianz Arena”, në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales.

Robert Lewandowski realizoi het-trik sonte, dy gola nga Thomas Muller dhe nga një shënuar Lorey Sane e Serge Gnabry.

Kurse, golin e vetëm dhe të nderit për Salzburgun e shënoi Maurits Kjaergaard.

Bayerni në fazën çerekfinale kaloi me rezultatin e përgjitshëm 8:2. 


(Kosova Sot Online)