
Malisheva ia ndali hovin liderit Ballkani

Lideri i BKT Superligës është ndalur në xhiron e 24-t të BKT Superligës së futbollit.
Vendësit kanë festuar falë dy golave të shënuar në fund të pjesës së parë.
Fillimisht, për golin e parë u përkujdes Mërgim Pefqeli, i cili realizoi gol të bukur.
Ndërsa, golin e dytë dhe të qetësisë për Malishevën e shënoi Arbër Pira.
Përkundër humbjes, Ballkani mbetet lider në ligën elitare, por mund ta humbasë atë nëse Gjilani e mposht nesër Dritën në derbin e Anamoravës.
Ndërkohë, Prishtina e ka mundur pa problem Feronikelin e pafuqishëm, 3:0.
Oto John i kaloi Bardhekaltrit në epërsi në pjesën e parë.
Kurse, Besnik Krasniqi shënoi për 2:0 në fund të 45 minutëshit të parë.
E golin e tretë që i dha vulë fitores së kampionit aktual të Kosovës e realizoi Sulley në pjesën e dytë.
(Kosova Sot Online)