
Barcelona s’ka vendosur ende për të ardhmen e Dani Alvesit

Barcelona nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë apo jo bashkëpunimin me Dani Alvesin.
Veteranit brazilian do t’i skadojë kontrata aktuale në fund të këtij sezoni.
Por, spekulohet se atij mund t’i jepet edhe një mundësi, duke luajtur deri në vitin 2023 me gjigantin katalunas.
Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll, “AS”
38 vjeçari u rikthye në “Camp Nou” në muajin janar dhe nënshkroi për gjashtë muaj me kërkesë të trajnerit Xavi Hernandez.
Nga ajo kohë, Alves i ka zhvilluar shtatë ndeshje me Barçën dhe trajneri spanjoll e ka shprehur dëshirën për ta mbajtur atë.
Por, nëse përfundojnë tek “Blaugrana” lojtarët si Cesar Azpilicueta e Noussair Mazraoui, ish-futbollisti i Sevillës, Juventusit dhe Paris Saint-Germainit duhet të largohet gjatë verës që vjen.
(Kosova Sot Online)