Ronaldo mungon sërish në stërvitje

  • A.P /
  • 09 March 2022 - 19:00
Ronaldo mungon sërish në stërvitje

Cristiano Ronaldo ka munguar edhe në stërvitjen e sotme për shkak të një lëndimi, i cili ia pamundësoi të luajë ndaj Manchester Cityt të dielën.

Sulmuesi ende nuk ka marrë pjesë në stërvitje që nga derbi i Manchesterit dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës në fundjavë.

Futbollistët që munguan në humbjen 4:1 ndaj Cityt morën pjesë në stërvitjen e së hënës, ndërsa ylli portugez nuk ishte.

Ronaldo kishte udhëtuar për në Portugali dhe nuk ishte në stadiumin “Etihad” të hënën për t’i përkrahur bashkëlojtarët.

Ndërkohë, trajneri Ralf Rangnick u përgjigj me skepticizëm rreth mungesës së Ronaldos, duke thënë: “Mjeku erdhi të më shihte të hënën në mëngjes para stërvitjes dhe më tha se Ronaldo nuk mund të stërvitet për shkak të disa problemeve me lëndim dhe e njëjta ishte e vërtetë të shtunën”.

(Kosova Sot Online)