
Real Madridi publikon formacionin anti-PSG

Real Madridi e ka publikuar formacionin startues për ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain, e vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë në “Parkun e Princave” përfundoi me fitoren minimale të vendasve, falë golit të vonshëm të Kylian Mbappes.
Tani, Reali kërkon përmbysjen, teksa ka publikuar formacionin startues.
Në mesfushë është rikthyer Kroos, i cili do të jetë bashkë me Modricin dhe Valverden, teksa në sulm treshja Benzema, Asensio dhe Vinicius.
(Kosova Sot Online)