
Përleshja e madhe e tifozëve në Meksikë, nëna e dorëzon në polici djalin e tij

Një nënë ia dorëzoi të birin autoriteteve në Queretaro, për shkak të pjesëmarrjes së tij në aktet e dhunshme që ndodhën mes tifozëve të Queretaros dhe Atlas, ku rezultuan 26 të plagosur, një me lëndime të rënda dhe ende i shtruar në spital.
Të martën, Prokuroria e Përgjithshme e Queretaros prezantoi 14 të arrestuar, njëri prej të cilëve u dorëzua nga vetë nëna e tij, sepse ajo kuptoi, nga videot që qarkullonin në rrjetet sociale, se djali i saj kishte marrë pjesë në përleshjen në stadiumin Corregidora.
Burri, i cili u dorëzua nga nëna e tij, shkoi në Prokurorinë e Përgjithshme të Queretaro për t’u ekzaminuar nga mjekët dhe u transferua në burgun San Jose el Alto, ku mbahen pjesa tjetër e të arrestuarve për ngjarjet që shkaktuan lëndime në 26 fansa.
Deri më tani, nga 26 urdhra arresti që janë kërkuar nga një gjyqtar i kontrollit, 14 janë ekzekutuar dhe autoritetet vijojnë kapjen e autorëve.
(Kosova Sot Online)