
Salah ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Liverpooli

Mohamed Salah dhe agjenti i tij raportohet se nuk do ta pranojnë ofertën aktuale të Liverpoolit për zgjatje të kontratës.
Kjo është bërë e ditur nga gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano.
Sipas Romanos, bisedimet mes palëve janë ndërprerë në dhjetor të vitit të kaluar.
Gazetari italian gjithashtu ka shtuar se Salah dëshiron që të qëndrojë në “Anfield”, por jo me kushtet aktuale të ofruara.
Mbetet të shihet në vazhdim se cila do të jetë lëvizja e radhës e krerëve të klubit të Liverpoolit.
Kujtojmë se kontrata aktuale e sulmuesit egjiptian me “Të Kuqtë” skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm.
29-vjeçari vlerësohet si një prej futbollistëve kryesor te skuadra e Jurgen Klopp.
(Kosova Sot Online)