
Rusët vrasin ish-sulmuesin e njohur të Shakhtarit

Ish-futbollisti i Shakhtar Donetskut, Vladimir Rogovskiy, ka ndërruar jetë në moshën 69-vjeçare.
Lajmi është konfirmuar nga gjiganti ukrainas, përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të klubit.
Klubi i Shakhtar Donetskut shprehi ngushëllime për familjarët dhe miqtë e ish-sulmuesit të tyre.
Rogovskiy ndërroi jetë pas bombardimeve në Kherson, qytetin ukrainas të pushtuar nga rusët.
Vladimi Rogovskiy luajti për Shakhtarin nga viti 1975 deri në vitin 1982. Ai bëri 224 paraqitje dhe shënoi 25 gola.
Ish-sulmuesi ukrainas do të mbahet mend gjatë nga tifozët, pasi ai ishte futbollisti që kishte shënuar golin e parë të Shakhtarit në garat evropiane.
(Kosova Sot Online)