
Befason Hamilton, vendos për ndryshimin e mbiemrit

Sir Lewis Hamilton ka njoftuar se është në proces të ndryshimit të emrit për të përfshirë mbiemrin e nënës së tij – Larbalestier.
Ylli i Formula 1, i cili do të fillojë një sezon të ri me Mercedes në Bahrein këtë fundjavë, tha se po e bën këtë ndryshim për të nderuar nënën e tij.
“Jam vërtet krenar për mbiemrin e familjes sime. Mbiemri i nënës sime është Larbalestier dhe unë jam gati ta vendos atë si mbiemrin tim.
Unë nuk e kuptoj plotësisht idenë se kur njerëzit martohen, gruaja humbet mbiemrin e saj”, tha 37-vjeçari.
I pyetur se kur parashikon se do të ndodhë ky ndryshim, shtatë herë kampioni i botës u përgjigj: “Shpresojmë së shpejti. Ne po punojmë për këtë.”
Kujtojmë se babai i Hamilton, Anthony dhe nëna e tij Carmen u ndanë kur Lewis ishte dy vjeç.
(Kosova Sot Online)