Mega-ofertë për ta blerë Chelsean, Abramovichit i ofrohen 3,2 miliardë euro

  • A.P /
  • 14 March 2022 - 17:01
Mega-ofertë për ta blerë Chelsean, Abramovichit i ofrohen 3,2 miliardë euro

“Saudi Media Group” raportohet se tashme e ka bërë ofertën për ta blerë klubin e Chelseas, pasi Roman Abramovich vendosi ta vë në shitje pas sanksioneve të vendosura ndaj tij nga Qeveria e Britanisë së Madhe.

Sipas raportimeve të fundit, kompania nga Arabia Saudite ka ofruar 2.7 miliardë funte apo 3.2 miliardë euro për blerjen e klubit nga Londra.

Mohamed Alkhereiji besohet se është tifoz i Chelseas dhe drejton një konsorcium privat.

“Saudi Media Group” dhe Alkhereiji thuhet se nuk kanë asnjë lidhje me Qeverinë e vendit të tyre.

Procesi i shitjes i klubit londinez do të monitorohet edhe nga Qeveria britanike.

(Kosova Sot Online)