
Davies iu kthehet stërvitjeve pas dy muajsh pauzë

Alphonso Davies është rikthyer në stërvitje te Bayern Munichi pas dy muajsh jashtë shkaku i problemeve me zemër.
Mbrojtësi i talentuar ka munguar që nga mesi i janarit, por tani po përparon mirë me rikuperimin e tij.
Davies nuk ka luajtuar asnjë minutë për kampionin gjerman deri më tani në vitin 2022. Ai fillimisht doli pozitiv me koronavirus në fillim të janarit, teksa pastaj gjendja e tij shëndetësore u bë edhe më shqetësuese.
21-vjeçari së fundmi është rikthyer në stërvitje te “Bavarezët”. Ai ka rifilluar vetëm me stërvitjet e lehta tani për tani, por inflamacioni i zemrës së tij thuhet se është qetësuar mjaftueshëm sa ai tani të fillojë të mendojë për një rikthim të plotë në të ardhmen e afërt.
Alphonso Davies pritet të rikthehet në muajin e ardhshëm.
(Kosova Sot Online)