Ronaldo shfaqet në stërvitje me makinën e re luksoze

  • A.P /
  • 14 March 2022 - 22:08
Ronaldo shfaqet në stërvitje me makinën e re luksoze

Pas het-trikut që ia dhuroi fitoren Manchester Unitedit ndaj Tottenhamit, Cristiano Ronaldo është paraqitur në stërvitje me një makinë të re.

Sulmuesi portugez u shfaq në stërvitje sot pas paraqitjes së tij të shkëlqyeshme ndaj Tottenhamit të shtunën.

Ai shkoi në stërvitje me një makinë të tipit “Aston Martin” me vlerë prej 200 mijë funteve, sipas “The Mirror”.

Ndryshe, Manchester United renditet në pozitën e pestë në tabelën e Premier Ligës, me 50 pikë.

“Djajtë e Kuq” kanë një pikë më pak se Arsenali i pozitës së katërt, por “Topçinjtë” kanë tri ndeshje më pak.

Kësisoj, gara për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve duket se do të jetë e ashpër deri në fund të sezonit.


(Kosova Sot Online)