Lewandowski – Bayern, durimit po i vjen fundi

  • A.P /
  • 15 March 2022 - 16:30
Lewandowski – Bayern, durimit po i vjen fundi

Robert Lewandowski nuk e ka të qartë ende të ardhmen e tij.

Sulmuesi polak nuk e ka vazhduar ende kontratën me Bayern Munichun.

Atij i ka mbetur edhe një vit tjetër kontratë, por ai dëshiron të ketë qartësi rreth së ardhmes.

Përfaqësuesi polak është duke i pritur drejtuesit e klubit për t’i nisur bisedimet.

Por, tabloidi gjerman “Bild” shkruan se lojtarit më të mirë në botë, të shpallur nga FIFA, ka nisur t’i humb durimi sa i përket vazhdimit eventual të kontratës.

Dhe, nëse kjo nuk ndodh, atëherë ai mund të shikojë alternativa të tjera.

Natyrisht, mundësitë për veteranin e sulmit nuk do të ishin të pakta pasi atë do ta donte në ekip çdo klub i madh evropian. 

(Kosova Sot Online)