Tifozët e Atletico Madridit thërrasin emrin e Messit në “Old Trafford”

  • A.P /
  • 15 March 2022 - 21:26
Tifozët e Atletico Madridit thërrasin emrin e Messit në “Old Trafford”

Në ora 21:00 ka filluar ndeshja e kthimit në Ligën e Kampionëve, mes Manchester Unitedit dhe Atletico Madridit.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Old Trafford”

Të pranishëm në ndeshje sigurisht se janë edhe një numër i konsiderueshëm i tifozëve të Atletico Madridit.

Tifozët e skuadrës spanjolle morën vëmendjen para fillimit të kësaj ndeshje, pasi provokuan Cristiano Ronaldon.

Spanjollët thirrën emrin e Lionel Messit, rivalit kryesor të Ronaldos në vitet e fundit.


(Kosova Sot Online)