
Llapi e Drita shkojnë në gjysmëfinale të Kupës

Llapi dhe Drita janë kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
Llapjanët në çerekfinale e mposhtën Gjilanin me rezultat 2:0.
Golat për ekipin e Tahir Batatinës i realizuan Drilon Fazliu dhe Alef Firmino në minutat e fundit të takimit.
Ndërkohë, Drita e mundi Ulpianën me rezultat 3:0 dhe shkoi po ashtu në gjysmëfinale.
Kurse, ndeshja ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës shkoi në vazhdime pasi loja e rregullt përfundoi baras, 1:1.
(Kosova Sot Online)