Ademi flet për incidentin në FFK

  • A.P /
  • 16 March 2022 - 15:48
 Ademi flet për incidentin në FFK

Pak kohë pasi Gramoz Vokrri i deponoi në FFK nënshkrimet për kandidim për kryetar të federatës, brenda shtëpisë së futbollit ka ndodhur një incident.

Sipas disa burimeve, kryetari aktual i FFK-së, Agim Ademi, e ka sulmuar fizikisht zyrtarin e federatës, Artan Govori, i cili pastaj ka dhënë deklaratë në polici.

Incidentin e ndodhur brenda FFK-së e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, por pa i përmendur me emra protagonistët e incidentit.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Për detaje njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Por, Agim Ademi ka thënë se nuk ka ndodhur asgjë.

“Nuk merrna bre me kësi sene. S’ka ndodhur asgjë. Nuk kam kohë me u marrë me këso gjëra”, ka thënë për Kohën kryetari i FFK-së.

Tash për tash nuk dihen shkaqet që e kanë prodhuar këtë incident brenda ambienteve të FFK. 


(Kosova Sot Online)