
Pas Celinës, një tjetër yll do t’i mungojë Kosovës në ndeshjet e marsit

Bersant Celina dje u konfirmua se ka vendosur të qëndrojë në ekipin e tij, Ipswich dhe nuk do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet e marsit.
“Dardanët” përballen me Burkina Fason më 24 mars dhe më pas me Zvicrën më 29 mars.
E pas Celinës, një tjetër mungesë për Kosovën është konfirmuar. Bëhet fjalë për Arbër Zenelin.
Sipas mediave franceze, ai ka pësuar një lëndim që do ta mbajë atë jashtë për një kohë dhe kështu do t’i humbasë ndeshjet e Kosovës.
Rikthimi i tij pritet pas ndeshjes ndaj Troyes.
(Kosova Sot Online)