Dybala vendos, e dëshiron transferimin te kjo skuadër

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 22:59
Dybala vendos, e dëshiron transferimin te kjo skuadër

Tashmë dihet se Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës.

Argjentinasi dhe klubi italian nuk ranë dakord për rinovim të kontratës dhe ky do të jetë sezoni i tij i fundit në “Allianz Stadium”.

Sipas “FootMercato”, Dybala preferon transferimin te Paris Saint-Germaini. Ai thuhet se ka kërkuar nga përfaqësuesit e tij që të afrohen me klubin francez dhe të shohin nëse ata janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një kontratë.

Kujtojmë se 28-vjeçari te skuadra e tij e re do të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Juventusin skadon më 30 qershor.

Në anën tjetër, PSG tashmë e ka bërë zakon të nënshkruajë me futbollistë të lirë kohët e fundit, duke përfshirë Lionel Messin, Gianluigi Donnarumman dhe Georginio Wijnaldumin.


(Kosova Sot Online)