
Arrestohet McGregor, i sekuestrohet vetura 167 mijë euroshe

Conor McGregor është arrestuar për ngarje të rrezikshme të dyshuar në Bentley Continental GT të tij prej 167 mijë eurove në një autostradë në perëndim të Dublinit mbrëmë.
Ylli irlandez i MMA-së mësohet se është ndalur nga policia irlandeze, Gardai, ndërsa udhëtonte përgjatë qyteteve Lucan dhe Palmerstown të martën. Ndërkaq, një zëdhënëse e McGregor tha se ai po voziste për në palestër gjatë asaj kohe.
Supermakina e tij u sekuestrua, por që atëherë i është dorëzuar atij, raportoi Irish Independent.
33-vjeçari u akuzua për ngarje të rrezikshme dhe do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut Blanchardstown muajin e ardhshëm.
“Ai është liruar në pritje të paraqitjes para Gjykatës së Qarkut Blanchardstown në një datë të mëvonshme”, thuhej në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)