
Lexoni edhe:
Përmes Kosovës, Xhaka synon ta thyejë rekordin në Kombëtaren zvicerane
Klubi i futbollit Liria shumë shpejt mund të shohë dritë.
Në fakt, njëri prej klubeve më të vjetra dhe më të famshme në futbollin kosovar mund të përfundojë në menaxhim privat.
Klubi prizrenas njofton se Komisioni për dhënien në menaxhim, e ka dhënë pëlqimin për nisjen e procedurave në lidhje me të interesuarit e mundshëm për dhënien në menaxhim privat të klubit.
Komisioni i dalë nga Kuvendi i klubit përbëhet nga Qemal Krasniqi, Nehari Toska, Lulzim Ibri, Durak Thaçi, Skender Kapra e Erxhan Dana.
Përmes Kosovës, Xhaka synon ta thyejë rekordin në Kombëtaren zviceraneLexoni edhe:
“Vendimi u votua unanimisht nga Komisioni, i cili tash i ka të gjitha kompetencat, në ndjekje të procedurave drejt dhënies së klubit në menaxhim privat. Komisioni, shpejtë do t’i paraqesë kushtet që duhet përmbushur nga të interesuarit, për të ardhmen sa më të mirë të klubit. Unanimisht anëtarët prezent u dakorduan që KF Liria ta përgatisë dokumentacionin e nevojshëm për thirrjen publike, e cila do të bëhet javën që vjen. Të drejtë ofertimi kanë të gjithë të interesuarit”, njofton klubi prizrenas.
Aktualisht, klubi i futbollit Liria, njëjtë si një pjesë tjetër e klubeve është nën menaxhim të Komunës së Prizrenit.
(Kosova Sot Online)