Messi do të duhej të largohet nga Parisi

  • A.P /
  • 24 March 2022 - 15:11
Messi do të duhej të largohet nga Parisi

Lionel Messi do të duhej të largohej nga Parisi, për të mirën e të gjitha palëve.

Kështu shkruan mediumi francez “RMC Sport” duke iu referuar komentatorit të saj, Jerome Rothen.

Ky i fundit nuk beson se ylli argjentinas do të duhej të qëndrojë në Paris Saint-Germain pas një sezoni thuajse të falimentuar.

“10 ditë të kaluar në Argjentinë nuk do ta përmirësojnë pjesën e fundit të sezonit me PSG-në. Jam skeptik, historia e dashurisë në mes të palëve nuk ka lindur kurrë. Për të mirën e të gjithëve, ai do të duhej të largohet në qershor. Kjo është parandjenja ime”, deklaroi ai.

Messi i ka zhvilluar vetëm 26 ndeshje me PSG-në këtë sezon duke i realizuar 7 gola dhe duke i dhuruar 11 asistime në të gjitha kompeticionet.

Për të spekulohet se mund të rikthehet në Barcelonë gjatë verës që vjen. 

(Kosova Sot Online)