Barcelona e rikthen interesimin për Koulibalyn

  • A.P /
  • 24 March 2022 - 15:57
Barcelona e rikthen interesimin për Koulibalyn

Barcelona e ka rikthyer interesimin për mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly.

Lajmin e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”, përcjell “Gazeta Express”.

Qendërmbrojtësi senegalez ka qenë njëri prej mbrojtësve më stabilë në Evropë viteve të fundit.

Ai ishte bërë objektiv i “Blaugrana” qe një kohë, por gjithmonë kishte dështuar transferimi i tij.

Gjithashtu, atë e donin edhe klubet e Premierligës.

Sidoqoftë, ky vit duket se do të jetë i fundit në fanellën e Napolit për shokun e repartit të Amir Rrahmanit.

Ai është i gatshëm për një eksperiencë të re dhe “Camp Nou” do të ishte mjaft sfidues për të.

Barça e sheh futbollistin afrikan si pasardhës ideal të Ronald Araujos, i cili mund të largohet gjatë verës pasi nuk po pranon ta vazhdojë kontratën me gjigantin katalunas. 

(Kosova Sot Online)