
Zvicër-Kosovë, starton ndeshja

Zvicra dhe Kosova do ta zhvillojnë sonte atë që po quhet nga të gjithë si një përballje vëllazërore. “Helvetikët” dhe “Dardanët” do të zbresin në fushë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore, të parën ndonjëherë në mes vete.
Verdhekaltrit vijnë nga fitorja e thellë në miqësoren ndaj Burkina Fasos, 5:0, kurse ekipi Bardh e Kuq nga humbja nga Anglia, 1:2. Kjo pa dyshim do të jetë një ndeshje emocionuese pasi disa lojtarë luajnë kundër vendit të origjinës. Më emocionuese do të jetë posaçërisht për Granit Xhakën e Xherdan Shaqirin.
Ndeshja nis nga ora 18:00, kurse media do t’ju mbajë të informuar me gjithçka çfarë ndodh në këtë ndeshje.
43′ Goditje e fuqishme nga Shaqiri prej distancës, por pret sërish Aro Muric.
38′ Zuber godet fuqishëm, por pret Aro Muric.
34′ Në një duel, Xhaka ia shqyen fanellën Rashicës.
32′ Rast ideal shënimi, por nuk ia del Valon Berisha.
30′ Kalon gjysmë ore lojë. Kosova me një dominim të lehtë, por ende asnjë rast ideal shënimi.
28′ Ndërhyrje e rrezikshme e Florian Loshajt ndaj Granit Xhakës në mesfushë. Fatmirësisht nuk lëndohet kapiteni i Zvicrës.
22′ Mundësi e mirë për Zvicrën, por Gavranovic godet tmerrësisht keq.
17′ Ndërhyrje e rrezikshme në zonë nga Hadërgjonaj në Zuber, por gjyqtari nuk akordon penallti.
15′ Kalojnë 15 minuta lojë. Ndeshje e barabartë. Rasti më i mirë deri tani ishte për Amir Rrahmanin që goditi me kokë.
14′ Goditja e dytë nga këndi për Zvicrën. Pa rrezik për Kosovën.
14′ Goditja e dytë nga këndi për Zvicrën. Pa rrezik për Kosovën.
13′ Rrahmani godet me kokë, por jo mjaftueshëm e fuqishme për ta mposhtur portierin e Zvicrës
10′ Shaqiri godet nga gjuajtja e lirë, por topi shkon mbi portë. Pa rrezik për Kosovën.
7′ Zymer Bytyqi depërton bukur nga e majta, por topi nuk arrin deri te qendërsulmuesi Vedat Muriqi.
6′ Gavranovic del në pozitë të mirë për të gjuajtur, por bllokohet nga mbrojtja e Kosovës.
4′ Harkimi i Bytyqit për pak nuk e gjen kokën e Vedat Muriqit. Pa rrezik për Zvicrën.
1′ Starton ndeshja në Cyrih. Të parët me topin luajnë Zvicra.
Zvicra 0:0 Kosova
(Kosova Sot Online)