Zvicër-Kosovë, mbyllet pjesa e parë

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 18:57
Zvicër-Kosovë, mbyllet pjesa e parë

Zvicra dhe Kosova po e zhvillojnë ndeshjen miqësore në Letzingrud të Zvicrës.

Ndeshja ka filluar nga ora 18:00 kurse Kosova Sot Online  do t’ju mbajë të informuar me gjithçka çfarë ndodh në këtë ndeshje.

Zvicra 0:0 Kosova

45′ Mbyllet pjesa e parë. Kosova dominoi lehtësisht në 45 minutat e parë. Pati posedimin 57 me 43 dhe pati raste më të mira. Edhe te Zvicra nuk munguan rastet ideale për shënim.

43′ Goditje e fuqishme nga Shaqiri prej distancës, por pret sërish Aro Muric.

38′ Zuber godet fuqishëm, por pret Aro Muric.

34′ Në një duel, Xhaka ia shqyen fanellën Rashicës.

32′ Rast ideal shënimi, por nuk ia del Valon Berisha.

30′ Kalon gjysmë ore lojë. Kosova me një dominim të lehtë, por ende asnjë rast ideal shënimi.

28′ Ndërhyrje e rrezikshme e Florian Loshajt ndaj Granit Xhakës në mesfushë. Fatmirësisht nuk lëndohet kapiteni i Zvicrës.

22′ Mundësi e mirë për Zvicrën, por Gavranovic godet tmerrësisht keq.

17′ Ndërhyrje e rrezikshme në zonë nga Hadërgjonaj në Zuber, por gjyqtari nuk akordon penallti.

15′ Kalojnë 15 minuta lojë. Ndeshje e barabartë. Rasti më i mirë deri tani ishte për Amir Rrahmanin që goditi me kokë.

14′ Goditja e dytë nga këndi për Zvicrën. Pa rrezik për Kosovën.

13′ Rrahmani godet me kokë, por jo mjaftueshëm e fuqishme për ta mposhtur portierin e Zvicrës

10′ Shaqiri godet nga gjuajtja e lirë, por topi shkon mbi portë. Pa rrezik për Kosovën.

7′ Zymer Bytyqi depërton bukur nga e majta, por topi nuk arrin deri te qendërsulmuesi Vedat Muriqi.

6′ Gavranovic del në pozitë të mirë për të gjuajtur, por bllokohet nga mbrojtja e Kosovës.

4′ Harkimi i Bytyqit për pak nuk e gjen kokën e Vedat Muriqit. Pa rrezik për Zvicrën.

1′ Starton ndeshja në Cyrih. Të parët me topin luajnë Zvicra.

(Kosova Sot Online)