
Zvicra dhe Kosova ndajnë pikët në ndeshjen miqësore

Zvicra dhe Kosova kanë zhvilluar sonte ndeshjen miqësore në Letzingrud të Zvicrës.
Ndeshja ka filluar nga ora 18:00 kurse Kosova Sot Online ju ka informuar me gjithçka çfarë ndodh në këtë ndeshje.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Letzigrund” të Cyrihit ka përfunduar me rezultatin 1:1.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa “Dardanët” kaluan në epërsi të parët gjatë pjesës së dytë.
Ishte Milot Rashica që shënoi në minutën e 52-të, pas një gabimi të Steven Zuberit.
Një gabim në minutën e 61-të erdhi edhe nga portieri Aro Muric, i cili bëri një dalje të gabuar.
Pas kësaj përfituan vendasit, që shënuan përmes Jordan Lotombas.
Ndryshe, Alain Giresse e ka nisur mbarë me Kosovën pasi në dy ndeshjet e para regjistroi rezultate pozitive.
Kosova më 24 mars fitoi 5:0 ndaj Burkina Fasos, teksa sonte me fuqinë e 14-të botërore luajti baras.
Zvicra 1:1 Kosova
81′ Andi Zeqiri inkuadrohet në vend të Okafor.
76′ Betim Fazliji inkuadrohet në vend të Florian Loshajt.
76′ Florent Muslija inkuadrohet në vend të Valon Berishës.
75′ Largohet nga loja Xherdan Shaqiri. Inkuadrohet Steffen.
74′ Shaqiri për pak sa nuk shënon gol nga gjysma e fushës.
74′ Rashica provon të godasë nga distanca, por bllokohet.
70′ Zhegrova depërton nga ana e djathtë dhe fiton goditje këndi.
68′ Blendi Idrizi largohet dhe lë vendin për Ibrahim Dresevic.
68′ Edon Zhegrova inkuadrohet në vend të Zymer Bytyqit.
63′ Granit Xhaka del nga loja. Në vend të tij inkuadrohet Freuler.
61′ Gol për Zvicrën. Lotomba realizon me kokë. Aro Muric del pa nevojë nga porta.
60′ Comert godet me kokë pas harkimit të Shaqirit, por topi përfundon jashtë.
59′ Gavranovic mban topin në zonë, por në fund devijohet në goditje këndi nga Kryeziu.
52′ GOOOOOOOOOOL. Kosova kalon në epërsi ndaj Zvicrës. Realizon Milot Rashica.
49′ Shaqiri kroson në zonë, por Aro Muric grushton topin.
45′ Starton pjesa e dytë
45′ Mbyllet pjesa e parë. Kosova dominoi lehtësisht në 45 minutat e parë. Pati posedimin 57 me 43 dhe pati raste më të mira. Edhe te Zvicra nuk munguan rastet ideale për shënim.
43′ Goditje e fuqishme nga Shaqiri prej distancës, por pret sërish Aro Muric.
38′ Zuber godet fuqishëm, por pret Aro Muric.
34′ Në një duel, Xhaka ia shqyen fanellën Rashicës.
32′ Rast ideal shënimi, por nuk ia del Valon Berisha.
30′ Kalon gjysmë ore lojë. Kosova me një dominim të lehtë, por ende asnjë rast ideal shënimi.
28′ Ndërhyrje e rrezikshme e Florian Loshajt ndaj Granit Xhakës në mesfushë. Fatmirësisht nuk lëndohet kapiteni i Zvicrës.
22′ Mundësi e mirë për Zvicrën, por Gavranovic godet tmerrësisht keq.
17′ Ndërhyrje e rrezikshme në zonë nga Hadërgjonaj në Zuber, por gjyqtari nuk akordon penallti.
15′ Kalojnë 15 minuta lojë. Ndeshje e barabartë. Rasti më i mirë deri tani ishte për Amir Rrahmanin që goditi me kokë.
14′ Goditja e dytë nga këndi për Zvicrën. Pa rrezik për Kosovën.
13′ Rrahmani godet me kokë, por jo mjaftueshëm e fuqishme për ta mposhtur portierin e Zvicrës
10′ Shaqiri godet nga gjuajtja e lirë, por topi shkon mbi portë. Pa rrezik për Kosovën.
7′ Zymer Bytyqi depërton bukur nga e majta, por topi nuk arrin deri te qendërsulmuesi Vedat Muriqi.
6′ Gavranovic del në pozitë të mirë për të gjuajtur, por bllokohet nga mbrojtja e Kosovës.
4′ Harkimi i Bytyqit për pak nuk e gjen kokën e Vedat Muriqit. Pa rrezik për Zvicrën.
1′ Starton ndeshja në Cyrih. Të parët me topin luajnë Zvicra.
(Kosova Sot Online)