
Video e rrallë e Messit duke luajtur së bashku me Maradonën

Diego Maradona dhe Lionel Messi konsiderohen si dy nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe në vitin 2005 dyshja ndanë fushën së bashku.
Në vitin 2005, Messi ishte vetëm 18 vjeç dhe tashmë e kishte ndihmuar Barcelonën të fitonte La Ligën, duke bërë shtatë paraqitje në fitoren e titullit të ligës, ai kishte filluar të tregonte shkëlqimin e tij dhe krahasohej me Maradonën.
Kushdo që donte të shihte se si krahasoheshin, pati mundësinë kur adoleshenti luajti me Maradonën 45-vjeçar për një ekip të Argjentinës All Stars në një ndeshje bamirësie.
Futbollistët si Sergio Aguero, Diego Simeone dhe Juan Sebastian Veron ishin gjithashtu të përfshirë, por është lidhja midis dy ‘numrave 10’ që tërheq vërtet vëmendjen.
Jo çdo gjë është perfekte, por me pak më shumë kohë së bashku, është e lehtë të shihet se sa të pabesueshëm do të kishin qenë dy futbollistët nëse do të luanin së bashku.
Rare video of Diego Maradona playing with Lionel Messi. pic.twitter.com/t0qaNwP8Pu
— h (@htomufc) March 29, 2022
(Kosova Sot Online)