Pse tifozët kosovarë nuk e kanë falur Andi Zeqirin

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 19:07
Pse tifozët kosovarë nuk e kanë falur Andi Zeqirin

Andi Zeqiri ishte futbollisti më i padëshiruar mbrëmë nga “Dardanët”.

Në momentin e inkuadrimit, ai u fishkëllye nga tifozët kosovarë, për shkak të “tradhtisë” që ai bëri duke e zgjedhur Zvicrën edhe pse kishte thënë se do të luajë për Kosovën

“Tifozët e Kosovës nuk e kanë falur. Kështu nuk e ka imagjinuar sulmuesi i Kombëtares, Andi Zeqiri (22 vjeçar) ndeshjen kundër atdheut të prindërve të tij. Nga tribunat u dëgjuan zhurma dhe fishkëllima kur ai u inkuadrua në lojë”, shkruan media e njohur zvicerane “Blick”.

“Ndryshe nga Shaqiri dhe Xhaka, zvicerani i tretë me rrënjë kosovare fishkëllehet në çdo kontakt me topin. Goditja është shumë e thellë pasi tifozët e shtetit ballkanik dikur kishin shpresa të mëdha se sulmuesi do të luante për vendin e tyre”, shkruan më tej kjo gazetë.

Andi Zeqiri ishte shpallur person “non grata” nga dardanët. 

(Kosova Sot Online)