Rashica në ekipin e javës nga EA Sports

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 19:41
Rashica në ekipin e javës nga EA Sports

Ylli i Kosovës, Milot Rashica është zgjedhur në formacionin e javës, falë dy paraqitjeve me “Dardanët”.

Kosova i zhvilloi dy ndeshje miqësore ndaj Burkina Fasos dhe ndaj Zvicrës, kurse Rashica shënoi dy gola dhe asistoi në dy të tjerë

Kosova triumfoi 5:0 ndaj Burkina Fasos në Prishtinë, kurse barazoi 1:1 me Zvicrën në Cyrih.

Kështu, Rashica është zgjedhur në formacionin e javës nga EA Sports.

(Kosova Sot Online)