Niselrooy bëhet trajner i ekipit të njohur evropian

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 20:43
Niselrooy bëhet trajner i ekipit të njohur evropian

Ruud van Nistelrooy do të bëhet trajneri i ri i PSV-së në verë, pasi klubi holandez njoftoi pasardhësin e Roger Schmidt të mërkurën. 

Legjenda e Manchester United, i cili shënoi 62 gola për PSV-në mes viteve 1998-2001, ishte trajner i ekipit rezervë të klubit, por do të marrë detyrën e ekipit të parë në fund të sezonit, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare. 

Në një deklaratë në faqen e internetit të klubit, 45-vjeçari, ish-reprezentuesi holandez tha: “Kam vite që punoj drejt këtij momenti. Jam krenar dhe i bindur që jam gati të marr një rol udhëheqës në klubin tim”.

Që kur u pensionua nga futbolli në vitin 2012, Van Nistelrooy ka qenë asistent me ekipin kombëtar të Holandës në dy raste – nga 2014-2016 dhe 2019-tani – si dhe ka punuar me ekipet U-19 dhe rezervë në PSV. 


(Kosova Sot Online)