Berisha regjistrohet në autoshkollë

  • A.P /
  • 30 March 2022 - 22:23
Berisha regjistrohet në autoshkollë

Portieri shqiptar, Etrit Berisha është regjistruar në autoshkollë për t’u pajisur me patentë shoferi.

Portieri 33-vjeçar i Kombëtares së Shqipërisë që momentalisht është pjesë e Torinos në Serie A e ka zgjedhur Shqipërinë për t’u pajisur me patentë shofer.

Ai është regjistruar në një autoshkollë në Shqipëri, e cila u ndje e lumtur që një personalitet i shquar është bërë pjesë e tyre.

“Ishte kënaqësi që të prisnim pranë ambienteve të Autoshkolles tonë “Eralb 2005″ portierin e kombëtares shqiptare, Etrit Berisha. Faleminderit Etrit që na zgjodhe ne për tu pajisur me leje drejtimi”, ishte përshkrimi i Autoshkollës.


(Kosova Sot Online)