Rashica rikthehet në Angli

  • A.P /
  • 31 March 2022 - 16:24
Rashica rikthehet në Angli

Milot Rashica është rikthyer në Angli tek ekipi i Norwich Cityt, pas ndeshjeve me Kosovën.

Ylli kosovar ishte prej më të mirëve te “Dardanët” në dy ndeshjet e marsit, duke shënuar dy gola dhe dy asiste në dy ndeshjet, fillimisht ndaj Burkina Fasos e më pas ndaj Zvicrës.

E rikthimit të tij në ishull i është gëzuar edhe klubi i tij, Norwich City.

Ata i kushtuan një postim të veçantë ylli të Kosovës.

“Milot Rashica është rikthyer në “Lotus Training Center” pas dy golave në dy paraqitje me Kosovën”, thuhej në postim.

(Kosova Sot Online)