Trajneri i Torinos e preferon Berishën para portierit serb

  • A.P /
  • 01 April 2022 - 15:37
Trajneri i Torinos e preferon Berishën para portierit serb

Etrit Berisha pritet të jetë titullar tek Torino edhe në ndeshjet e ardhshme.

Trajneri Ivan Juric e preferon portierin shqiptar në portën e ekipit të tij pasi prishtinasi e ka bindur atë me paraqitjet e fundit.

Me këtë rast, Berisha e ka lënë në bankinë portierin serb, Vanja Milinkovic-Savic

“Milinkovic-Savic ka shfaqur siguri për një kohë, më pas e kishte rënie, e cila ishte evidente. Më pas ka luajtur Berisha, i cili e bëri një gabim kundër Genoas, por kundër Bolognas e Interit ka mbrojtur mirë. Dhe, mendoj dhe jam i vendosur të vazhdoj me të”, ka thënë trajneri Juric në konferencë për shtyp.

Një muaj më parë portieri serb kishte pësuar lëndim të gishtit të dorës dhe kjo ia hapi rrugën Etrit Berishën të mbrojë në ndeshjet pasuese dhe ai e bindi trajnerin.

Prandaj, në ndeshje me Salernitanën do të vazhdojë të mbrojë Berisha, i cili kthehet nga angazhimet që i pati me Kombëtaren shqiptare. 

(Kosova Sot Online)