
Sonte ndeshja përcaktuese për kampionin e Superligës B

Sonte në palestrën “Better Life” në Lipjan do të zhvillohet ndeshja përcaktuese për kampionin e Superligës B në volejboll.
Ulpiana apo Vëllaznimi, sonte njëri ekip do të ngrisë lart trofeun e kampionit të Superligës B në volejboll.
Ekipi lipjanas ka arritur fitore në të gjitha ndeshjet e këtij stinori, duke i prirë renditjes tabelare nga xhiroja e parë.
Ulpiana gjendet e para në tabelë me 10 pikë, kurse Vëllaznimi nga Gjakova në pozitën e dytë me dy pikë më pak.
Ndeshja zhvillohet sonte duke filluar nga ora 20:00, e cila i përket xhiros së fundit të edicionit 2021/22.
(Kosova Sot Online)