Frashëri u dërgua pa vetëdije në spital

  • A.P /
  • 03 April 2022 - 17:08
Frashëri u dërgua pa vetëdije në spital

Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Nga një goditje këndi thuajse në fundin e ndeshjes, golin e barazimit e gjeti portieri, Enea Koliçi që çmendi të gjithë në stadium.

Pas golit, tifozët e Gjilanit u inkuadruan në fushë dhe sulmuan portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin. Ai më pas me autoambulancë u dërgua në spital.

Zëdhënësi i klubit të Ballkanit, Jetullah Kuqi, pak më parë konfirmoi se gjendja shëndetësore e Frashërit është tani stabile.

Gjithashtu, Kuqi tha portieri i skuadrës nga Suhareka në spital u dërgua pa vetëdije.

Rezultati kur kjo ndeshje u ndërpre ishte 1:1, teksa ende nuk ka ndonjë vendim zyrtar për fatin e kësaj ndeshje. 


(Kosova Sot Online)