Hapet rast për rrahjen e portierit të Gjilanit, Policia rasti nën hetime

Policia ka hapur rast lidhur me sulmin ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se organet e rendit ndodhen ende në vendin e ngjarjes dhe se po punojnë për identifikimin e tifozëve që e sulmuan portierin.
“Po, është hapur rast. Aktualisht është rasti i hapur si lëndim trupor. Dyshohet se nga fundi i lojës është sulmuar portieri i skuadrës mysafire dhe është dërguar me urgjencë në spital”, tha ai.
“Policia është edhe më tutje në vendin e ngjarjes dhe po punohet për identifikimin e të dyshuarve”, shtoi Hashani.
Sulmi ndaj portierit të Ballkanit ndodhi në minutat shtesë, pasi portieri i Gjilanit, Enea Koliçi shënoi gol me kokë.
Tifozët vendës zbritën në fushë dhe e sulmuan portierin Stivi Frashëri, duke e goditur edhe me shqelm në kokë.
(Kosova Sot Online)