Ramos vendos për të ardhmen

  • A.P /
  • 04 April 2022 - 19:22
Ramos vendos për të ardhmen

Sergio Ramos raportohet se nuk dëshiron që të largohet nga Paris Saint-Germaini.

Mbrojtësi spanjoll nuk po kalon sezon aspak të mirë te skuadra franceze. Shkaku i lëndimeve, ai ka regjistruar vetëm pesë paraqitje në të gjitha garat

Megjithatë, “RMC Sport” ka raportuar se Ramos nuk po planifikon të largohet nga “Parc des Princes”, pasi ka vendosur që të dëshmohet në sezonin e ardhshëm.

36-vjeçari ka kontratë të vlefshme me PSG-në deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm.

Ramos ka stërvitur së fundmi dhe mund të rikthehet në aksion në fundjavë.

(Kosova Sot Online)