Arsenali deklasohet nga Crystal Palace

  • A.P /
  • 04 April 2022 - 23:02
Arsenali deklasohet nga Crystal Palace

Arsenali ka pësuar humbje në udhëtim te Crystal Palace, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Premierligë.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Selhurst Park” ka përfunduar me rezultatin 3:0

Jean-Philippe Mateta (16’), Jordan Ayew (24’) dhe Wilfried Zaha (74’) shënuan golat e fitores për vendasit.

Arsenali mbetet me 54 pikë dhe renditet i pesti në tabelë, me pikë të njëjta me Tottenhamin që është i katërti. Vlen të theksohet se “Topçinjtë” kanë një ndeshje më pak.

Kurse, Crystal Palace pas kësaj fitore ka 37 pikë në pozitën e nëntë. 

(Kosova Sot Online)