Vojvoda në formacionin e javës në Serie A

  • A.P /
  • 05 April 2022 - 18:08
Vojvoda në formacionin e javës në Serie A

Mërgim Vojvoda ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës së 31-të në Serie A.

Vojvoda është vlerësuar lartë nga “WhoScored” në ndeshjen e kësaj jave që Torino e fitoi 0:1 në udhëtim te Salerntiana.

Reprezentuesi i Kosovës e luajti tërë ndeshjen, teksa u vlerësua me notën 8.3.

Nga vlerësimet që “WhoScored” bën për çdo pozitë, Vojvoda u vlerësua më së larti në krahun e majtë të mesfushës.

Kësisoj, futbollisti nga Skenderaj zuri vend në 11-shen më të mirë në elitën e futbollit italian.


(Kosova Sot Online)