Duka e thërret me një mbiemër tjetër Agim Ademin

  • A.P /
  • 06 April 2022 - 16:34
Duka e thërret me një mbiemër tjetër Agim Ademin

Agim Ademi e mori sot një mandat tjetër katërvjeçar në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shtëpia e futbollit kosovar do të udhëhiqet edhe për katër vjet nga njeriu që është pjesë e futbolli nga vitet e 90-ta, por që gjatë rrugës e përshkuan problemet si dënimi me burg, sulmet fizike dhe akuzat e njëpasnjëshme nga ana e opozitës.

Pjeseë e kuvendit të sotëm zgjedhor ishte edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka

Pas përfundimit të kuvendit zgjedhor, Duka shfrytëzoi rastin për ta uruar Ademin për mandatin e ri, por ia ngatërroi mbiemrin.

“Urime FFK e Kryetarit te sapo rizgjedhur z. Agim Demi per nje mandat te ri kater vjecar!”, shkroi ai në profilin e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online)