Laporta jep përgjigje të shkurtër për Dembelen

  • A.P /
  • 07 April 2022 - 16:00
Laporta jep përgjigje të shkurtër për Dembelen

Joan Laporta ka folur për të ardhmen e Ousmane Dembeles, të cilit do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit.

Futbollisti ofanziv e ka refuzuar ofertën paraprake të “Blaugrana”, por drejtuesit e klubit janë optimistë që do ta gjejnë kompromisin me ish-futbollistin e Borussia Dortmundit.

Numri një i klubit katalunas, para ndeshjes me Frankfurtin në Europa League, ka qenë i shkurtër në përgjigje, kur u pyet nga gazetarët për vazhdimin eventual të kontratës së Dembeles: “Të shpresojmë”, ka thënë Laporta

Dje, trajneri Xavi ka shpjeguar se dëshirë e tij është që t’i vazhdohet kontrata lojtarit, por që problemet financiare të klubit e komplikojnë çështjen.

Ai ishte vënë në shitje gjatë janarit, por transferimi nuk u realizua dhe Dembele mbeti në “Camp Nou”.

Nga ajo kohë ai po shfaq formë të shkëlqyeshme me katalunasit dhe i ka bindur drejtuesit e klubit të tentojnë ta mbajnë sa më gjatë.

Në eksperiencën pesëvjeçare në “Camp Nou”, Dembelen e kanë përshkuar lëndimet dhe forma e zbehtë. 

(Kosova Sot Online)