Barcelona barazon me Frankfurtin

  • A.P /
  • 07 April 2022 - 23:05
Barcelona barazon me Frankfurtin

Barcelona ka barazuar 1:1 në ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Eintracht Frankfurtit në Evropa Ligë.

Kjo ishte ndeshja e parë çerekfinale, e zhvilluar në Gjermani.

Të parët kaluan në epërsi Frankfurti, duke realizuar një gol të jashtëzakonshëm nga distanca.

Në minutën e 66-të, pas një aksioni të bukur të ndërtuar, Ferran Torres barazoi shifrat.

Ne minutën e 78-të, Tuta u ndëshkua me karton të kuq, por Barcelona nuk arriti të shënonte golin e fitores. Ndeshja e kthimit është pas një jave në “Camp Nou”. 

(Kosova Sot Online)