Abraham u godit me top bore nga tifozët

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 15:32
Abraham u godit me top bore nga tifozët

Ylli i Romës, Tammy Abraham, u godit lehtë me një top bore pas humbjes 2-1 kundër Bodo/Glimt dhe u sigurua që tifozi përgjegjës norvegjez të dinte ndjenjat e tij.

Reprezentuesi anglez nuk e gjeti rrjetën në humbjen 2-1 të Giallorossi në Norvegji dje, në ndeshjen e parë të çerekfinales së Konferencës së Ligës.

Ndërsa ishte rrugës për në tunel, ish-ylli i Chelseat u godit lehtë me një top bore të hedhur nga një tifoz i Bodo/Glimt në tribunë.

Abrahami papritmas ndaloi së ecuri, duke ia ngulur sytë tifozit në tribunë dhe duke bërë disa gjeste për të treguar pakënaqësinë e tij.

Edhe trajneri i Romës, José Mourinho , për pak sa nuk u godit me një top bore në prag të ndeshjes.

Roma dhe Bodo/Glimt takohen në ndeshjen vendimtare në Romë javën e ardhshme.

(Kosova Sot Online)