Ancelotti flet për të ardhmen e tij te Real Madridi

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 17:11
Ancelotti flet për të ardhmen e tij te Real Madridi

Kohëve të fundit është spekuluar shumë mbi të ardhmen e Carlo Ancelotti.

Trajneri italian ka folur rreth kësaj, duke thënë se vendimin do ta marrë klubi.

“Klubi do të vlerësojë dhe do të marrë një vendim në fund të sezonit”, u shpreh shkurt Ancelotti.

62-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Real Madridin deri më 30 qershor 2024.

Ancelotti është në rrugë të mirë për t’u shpallur kampion me madrilenët në La Liga, teksa është në garë edhe për trofeun e Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online)