Man United merr vendim për të ardhmen e Pogbas

  • A.P /
  • 08 April 2022 - 18:13
Man United merr vendim për të ardhmen e Pogbas

Paul Pogba pritet të largohet nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas “The Mirror”, klubi anglez ia ka bërë të qartë tashmë francezit se mund të largohet gjatë verës.

Pogba pritet të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me “Djajtë e Kuq” skadon më 30 qershor.

Për 29-vjeçarin do të jetë hera e dytë në karrierën e tij që do të largohet si futbollistë i lirë nga Manchester United.

Ai ishte larguar si i lirë edhe në vitin 2012, kur kishte nënshkruar me Juventusin.

Paul Pogba raportohet se mund të rikthehet sërish te klubi italian.

Gjithashtu, edhe Real Madridi mbetet një destinacion i mundshëm për të.

(Kosova Sot Online)