Ronaldo kërkon falje pasi ia theu telefonin tifozit të Evertonit

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 09:27
Ronaldo kërkon falje pasi ia theu telefonin tifozit të Evertonit

Cristiano Ronaldo ka kërkuar falje pas pamjeve të publikuara ku ai shihej duke ia thyer telefonin një tifozi të Evertonit.

Ky veprim i portugezit erdhi pas humbjes 1-0 të Manchester United nga Evertoni.

Përmes një postimi në “Instagram”, Ronaldo kërkoi falje ndaj tifozit dhe e ftoi atë për ta shikuar një ndeshje në “Old Trafford”.

“Nuk është kurrë e lehtë të përballesh me emocionet në momente të vështira siç po përballemi. Gjithsesi, duhet të jemi gjithmonë të respektueshëm, të durueshëm dhe të japim shembull për të gjithë të rinjtë që e duan lojën e bukur. Unë do të doja të kërkoja falje për shpërthimin tim dhe nëse është e mundur, do të doja ta ftoja këtë mbështetës të shikojë një ndeshje në Old Trafford si shenjë e lojës së ndershme dhe sportive”, shkroi 37-vjeçari. 

(Kosova Sot Online)