Gjiganti italian nis bisedimet me Realin për transferimin e Asensios

  • A.P /
  • 10 April 2022 - 13:39
Gjiganti italian nis bisedimet me Realin për transferimin e Asensios

Milani raportohet se ka nisur bisedimet me Real Madridin për transferimin e Marco Asensios, sipas “Calciomercato”.

Kontrata e spanjollit me klubin nga Madridi skadon më 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe këtë situatë klubi italian do të tentojë ta shfrytëzojë.

Sipas mediumit italian, Milanin po synon ta transferojë Asension në afatin kalimtar të verës.

Në anën tjetër, Real Madridi thuhet se është i gatshëm ta shesë 26-vjeçarin.

Sipas “Transfermarkt”, Marco Asensio vlerësohet me 40 milionë euro në tregun e transferimeve. 

(Kosova Sot Online)